Shkruan: *Bardhyl Metaj, Zürich
TRI KĖSHILLA PĖR SHQIPTARĖT E LUGINĖS!
1. Ėshtė shumė me rėndėsi pjesėmarrja e Partive politike shqiptare (si koalicion) nė zgjedhjet pėr Parlamentin Serb. Para se gjithash, ngaqė rezultati pėr formimin e shumicės pėr Qeverisje, do tė jetė shumė e ngushtė, si raport mes forcave tė grupuara nė dy Blloqet serbe, tė themi "pro-europiane" tė DS-it e LDP-sė dhe atyre tė Radikalėve e Koshtunicės, tė mobilizuar kryesisht (gjoja) rreth luftės mitike pėr Kosovėn!
Sė kėndejmi shqiptarėt me dy deputet eventual, mund tė arrijnė qė tė jenė edhe bashkė-themelues tė Qeverisė me forcat "pro-europiane", si dhe tė pėrfitojnė pėr herė tė parė, me pjesėmarrjen nė Ekzekutiv pėrmes ndonjė Ministri apo edhe zv. ministri shqiptarė.
Tė gjitha sondazhet aktuale dėshmojnė, se dy-tre deputet mė shumė apo mė pak pėr njėrin bllok, kanė me vendos kush e themelon Qeverinė: "Pro-europianėt" apo Radikalėt!
Karshi kėsaj situate apo rrethane, shqiptarėt e Luginės kanė mė sė pakti arsye qė tė jenė inferiorė e tė rijnė anash!
Angazhimi shtesė i Trupit Politik qė pėrfaqėson apo do tė duhej tė pėrfaqėsojė shqiptarėt e Luginės karshi situatave aktuale nė Serbi, por edhe nė aspektin vizionar e Strategjik, ėshtė qė tė lidhin koalicione parimore me tė gjitha Partitė e nacionaliteteve dhe ato pro-europiane rreth ēėshtjeve parimore, tė tė drejtave tė Pakicave, procesit tė Decentralizimit, Regjionalizimit etj.
Andaj, bojkoti apo abstenimi nuk ėshtė alternativė, pėrkundrazi, politika pro-aktive ėshtė ajo qė duhet tė jetė konstantė e Partive Shqiptare nė Luginė.
Lufta pėr konstituimin e faktorit politik shqiptar nė Luginė nuk ka pėrfunduar, pėrkundrazi, ajo vetėm sa ka filluar, nė konstalacionin e ri tė pas shpalljes dhe njohjes ndėrkombėtare tė Pavarėsisė sė Kosovės;
Nė Luginė, duhet tė ngjajė ajo qė po mungon, krijimi i strategjive dhe koalicioneve politike tė cilat japin rezultate mė tė mira nė planin afatshkurtėr, tė mesėm dhe afatgjatė; dhe atė nė rrafshin Lokal e Regjional nė Serbi, nė rrafshin Regjional nė Ballkan, dhe gjithsesi nė rrafshin Kombėtare;
2. Jo se duhet dalė nė zgjedhje e duhet fituar ata dy Deputet nė Beograd, por Partitė politike tė Luginės duhet tė jenė shumė mė pro-aktive, dhe ta lartėsojnė kualitativisht shkallėn e pėrfaqėsimit! Kjo mund tė realizohet, ta zamė, nga financat e pėrbashkėta partiake e tė donatorėve privat, pėr hapjen zyrave tė tyre pėrfaqėsuese jashtė Luginės. Para se gjithash nė Beograd dhe Prishtinė, por pse jo edhe nė Bruksel.
Zyra nė Beograd pėr Organin mbipartiak tė Luginės (por qė vlen edhe pėr Shkupin, kur flasim pėr shqiptarėt e Maqedonisė!), me Deputetėt si dhe dy-tre profesionist me studime tė mbaruara nė Perėndim ėshtė e pazėvendėsueshme...dhe ėshtė imperativ! Ngase aktualisht kemi njė situatė, kur ata vizitohen vetėm atėherė, kur ambasadorėt e akredituar nė Beograd, bėjnė vizitat e tyre rutinore!
Zyra pėrfaqėsuese regjionale e shqiptarėve tė Luginės nė Beograd, pėrballė Ambasadave tė Huaja tė akredituara atje do tė kishte mundėsinė qė tė prezantoj e publikoj tė gjitha ēėshtjet e hapura politike, por edhe ato tė Drejtėsisė e tė Ekonomisė nė njė nivel, kualitet e intensitet krejt tjetėr prezantimi, krahasuar me pėrfaqėsimin e prezantimin aktual. Ėshtė alternativa e vetme profesionale, karshi debateve shterpe e tė pafund, nė mediumet shqiptare apo ēajtoret e Preshevės, Bujanovcit e Tėrnovcit, por pa i harruar edhe ato tė Tetovės e Gostivarit nė rastin e shqiptarėve tė Maqedonisė.
Pėrmes njė pėrfaqėsimi tė tillė pėrfundimisht, shqiptarėt e Luginės do tė kishin gjithashtu mundėsinė qė tė bėjnė Publik Relations profesionale e aktive, nė mediat e huaja tė shumta, tė akredituara nė Beograd, por edhe nė vet Mediat Serbe.
Simotrat e kėsaj Zyreje, natyrisht se i duhen edhe Prishtinės sė hutuar me veten (lexo nėn tre!)... por edhe Brukselit.
Pėrndryshe, ngjanė siē po ngjanė: qė ēėshtja e tyre tė jetė e pezulluar, as mos tė flitet e shqyrtohet, por as mos tė njihet e dihet...!
Kosova deri te Pavarėsia saj, erdh duke shfrytėzuar atė pak hapėsirė politike e strukturale nė kohėn e ish Jugosllavive; fillimisht me arsimimin dhe emancipimin politik e shtetformues, me krijimin e themelimin e Universitetit, partive politike, luftėn diplomatike...!
Ndoshta nuk ėshtė e parėndėsishme tė pėrmend me kėtė rast, sa pėr ri-freskim tė kujtesės historike: se edhe me 1919-1924, nė Parlamentin Serbo-kroato- slloven, shqiptarėt kishin Parlamentar tė tyre nė Beograd;
Ishte Ferat Bej Draga me vizionin dhe konstruktin e tij politik, dhe ai jo rastėsisht, nė histori ka hyrė si Hero dhe ndėrtimtar i themeleve tė shtetėsisė dhe Pavarėsisė qė gėzojmė sot...! Pra pa frikė, ju lutem nga paranoja e prezencės nė Beograd!
Bojkoti, abstenimi e indiferenca, janė tipare tė dembelėve e impotentėve politik.
Programi, Strategjia, vizionet dhe e pėrpjekjet, ndėrkaq, janė ajo ēfarė dallojnė Politikat bashkėkohore nga pėrfituesit e Burokratėt impotentė e egoman!
3. Mė rastisi qė ditė mė parė, ta lexojė diku nga ish-kryeministri i respektuar dhe sapo kthyer nė Kosovė, qė si kėshillė ua drejtonte shqiptarėve nė Maqedoni dhe Luginė: se zyra ku duhet tė drejtohen pėr ēėshtjet e tyre, qenkėsh Tirana!
U trishtova! Pėr herė tė para mė ngjau, qė sikur tė kisha mund, ta zh`bėja njė thėnie tė tjetėr kujt! Jo. Jo! Zyra e tė gjithė shqiptarėve tė ish Jugosllavisė - ėshtė vetėm nė Prishtinė! Dhe ekskluzivisht nė Prishtinė!
Dhe atė, Jo pėr arsye meskine, se Prishtina ka nevojė apo nderohet nga ky ekskluzivitet, por ngase ėshtė shumė, shumė mė kompetente dhe duhet tė jetė! shumė mė e pėrkushtuar pėr ēėshtjet e tyre! Ky ėshtė obligim historik, kombėtarė, moral dhe njerėzor i Prishtinės! Dhe para se gjithash i Prishtinės!
Pastaj pse ta heshtim, Prishtina dhe shqiptarėt nė ish-jugosllavi, kanė pėrvojė 95 vjeēare me atė situatėn, kur zyra ėshtė nė Tiranė!
Kosovarėt me vėllezėrit e tyre nė Republikat e ish Jugosllavisė kanė pėr-jetimet, pėrvojat e njėjta dhe njė rrugėtim tė pėrbashkėt tė atij kalvarit tė pėrgjakshėm - gati 100 vjeēar!
Nė kėtė rrugėtim, Tirana zyrtare shfaqej si nė njė fatamorganė: shumė, shumė rallė...ēoftė edhe vetėm sa tė n`dėgjojė...!
Autori qė na dėrgoi kėtė artikull ėshtė:
* Bardhyl S. Metaj, ėshtė analist politik dhe Kolumnist nė Gazetėn "Jįva" tė Prishtinės! Ka specializuar pėr Public Relations nė Zvicėr;
Si Drejtor Egzekutiv ka punuar nė shumė Shtėpi Botuese Europiane, si " Süddeutsche Zeitung Verlag" Basel - Zvicėr, nė Kompaninė Internacionale,"Car4you Schweiz AG", pastaj si Drejtor Ekzekutiv nė "Tel-Express AG", Agjenci pėr Relacionet Publike tė" Bertelsmann-it" dhe si zv.Dreitor i Pėrgjithshėm nė Kompaninė Botuese" Bertelsmann Schweiz AG,
Nė vitet 1997-98 ishte edhe Botues i javores"Zėri" tė Prishtinės, pėr Europė dhe SHBA.
|