Nė Tėrnoc tė Bujanocit
GĖZIMI KTHEHET NĖ HIDHĖRIM
Nė Tėrnoc tė Bujanocit, nga mijėra qytetarė, iu dhanė nderimet e fundit maturantit Veton Salihu, i cili pėsoi nė njė incident trafiku, pas kremtimit tė mbrėmjes sė maturės, me ē' rast nga njė pėrplasje makinash, janė lėnduar rėndė e lehtė edhe 6 tė tjerė.
Maturantėt e Shkollės sė Mesme "Sezai Surroi" nga Bujanoci, kanė kremtuar tė shtunėn e 7 qershorit, mbrėmjen e maturės dhe pas manifestimit tė kėndshėm, ky gėzim ėshtė shndėrruar nė tragjedi. Sipas burimeve tė mėsimdhėnėsve tė kėtij gjimnazi, deri nė momentin tragjik dhe shume tė dhembshėm, kremtimi ka qenė shumė mirė i organizuar duke filluar nga sfilata nėpėr qytetin e Bujanocit e gjeri nė orėt e vona tė mbrėmjes.
Pėrkitazi me kėtė, njoftohet se shkaku i tragjedisė ishte bėrė kur maturantėt nė fjalė me vetura nga Bujanoci, pas ahengut, kishin ardhur nė Preshevė dhe shih pėr kėtė, nga shpejtėsia e madhe qė ngisnin, nė njė moment ishte shkaktuar ndeshje mes veti qė mori njė jetė dhe u lėnduan rėndė. Po ashtu merret vesh se tė lėnduarit janė vendosur nė qendrat e ndryshme spitalore tė Serbisė si nė Beograd, Nish dhe nė Vranjė.
Mė 9 qershor, nė Shkollėn e Mesme "Sezai Surroi", nė Bujanoc, u mbajt njė orė komemorative dhe nė mėnyrė tė organizuar profesorėt dhe nxėnėsit e kėsaj vatre arsimore i dhanė nderimet e fundit te varrezat e Tėrnocit, maturantit Veton Salihu.
Nė ceremonialin e varrimit morėn pjesė mijėra njerėz nga Komuna e Bujanocit dhe mė gjerė. Nuk mbahet mend nė kėto 10 vjetet e fundit tė jetė mbajtur njė varrim i tillė me kaq masivitet.
Tė fundit nga i ndjeri Veton Salihu, u ndanė profesorėt, nxėnėsit dhe familjarėt e tij, duke lexuar letra komemorative dhe duke vėnė kurora.
Stafi i Bujanocisot.com ju shpreh ngushllime familjes dhe shokėve tė Vetonit
|