Bujanocisot.com
SĖ SHPEJTI EDHE DISA SHĖRBIME TĖ REJA NĖ FAQEN TONĖ
Siē ju kemi premtuar mė parė stafi ynė ėshtė duke i pėrgatitur disa sherbime dhe ndryshime tė reja nė faqen tonė Bujanocisot.com
Jemi duke e pėrgatitur njė pako tė re me disa shėrbime dhe ndryshime tė reja pėr vizitorėt e faqes tonė, do tė shtohen disa rubrika tė reja, disa televizione tė reja nė listen e Televizioneve, disa radio shqiptare nė listen e radiove, dhe disa ndryshime dhe shėrbime tjera.
Bujanocisot.com edhe pse njė webfaqe e re shqiptare po zgjerohet ēdo ditė e mė shumė, po e rrit numrin e vizitorėve ēdo ditė, me njė staf me pėrvoj qė kanė krijuar dhe mirėmbajtur edhe shumė webfaqe mė herėt, po mundohemi tė ju ofrojmė informacione dhe shėrbime tė ndryshme jo vetėm nė Luginėn e Preshvės po pėr gjithė botėn shqiptare. Pėr interesimin tuaj dhe vizitat tuaja qė i keni bėrė nė faqes tonė do ja kthejmė me kėto shėrbime pėr ju. Bujanocisot.com njė hap mė shumė.
Kulturė
TEATRI I BUJANOCIT FITOI ĒMIMIN E PARĖ NĖ FESTIVALIN E TEATROVE AMATORE NĖ DARDANĖ
Pergaditi: Valon BEGZADI
Teatri i qytetit tė Bujanocit mori pjesė nė festivalin tradicional tė teatrove amatore "Lulekuqet e Prillit", nė Dardanė dhe fitoi cmimin e parė.
Teatri i Bujanocit mori pjesė me shfaqjen komedis "STJUARDESAT" - Mark Gameloti. Regjinė e sė cilės e punoi Sara Mustafa, asistente regjie dhe regjisor i teatrit Nagip Taipi, muziken - koreografi i teatrit Burhan Salihu.
Premiera e shfaqjes ishte dhėnė edhe nė Bujanoc ku nė teater ishin te pranishėm mbi 700 shikues ēka do tė thot se salla e shtepisė sė kulturės nė Bujanoc ishte e mbushur plot dhe kjo shfaqje u pritė shumė mirė nga publiku.
Sipas regjisorės dhe aktores sė kėsaj shfaqjeje pjesmarrja e teatrit nė festival ishte e katėrta me rradh ēka do tė thotė se teatri i Bujanocit kishte marrė pjesė pėr katėr vjet rradhazi dhe ēdo herė kishte marr ēmime, si ato:
Ēmimi i aktorit pėr rolin mė mirė tė interpretuar nga Arber Ibrahimi nė rolin e Bleronit me shfaqjen "MATURANTET" nė vitin 2005, ēmimi pėr rolin mė mirė tė interpretuar nga Sara Mustafa ne rolin e motrės sė dėshmorit me shfaqjen "GJAKU I DESHMOREVE" ne vitin 2006, ēmimi pėr regjinė mė tė mirė tė shfaqjes "MAKIATO BOYS" nė vitin 2007 dhe tani nė vitin 2008 ēmimin pėr shfaqjen mė tė mirė dhe interpretimin mė tė mirė nė grup me shfaqjen "STJUARDESAT".
Vlenė tė theksohet se teatri i Bujanocit i njohur me emrin "AKTORI", punon qė nga viti 2003 dhe shfaqi komedi, drama dhe shov tė ndryshme gjatė periudhės 2003 - 2008. Publiku i mirepriti gjithėherė shfaqjet e ketij teatri.
Aktoret e teatrit te cilet realizuan rolet me sukses ishin: Betim ISUFI, Sara MUSTAFA, Nagip TAIPI, Shehide RASHITI, Agon ISLAMI, Arber IBRAHIMI, Shefket MSTAFA, Ilir HASANI etj.
Shpresojmė qė ky teater tė vazhdojė me suksese edhe nė tė ardhmėn dhe me shpresė qė tė gjejė, mbeshtetje institucionale, sepse ėshtė njė thėnje: "Nje qytet qe nuk ka teater ai qytet nuk ka kulture"!
Zgjedhjet 2008
DO TĖ FITOJ OPSIONI DEMOKRATIK
Disa parti politike dhe njė grupim i qytetarėve, dy ditė para se tė dorėzohet lista e deputetėve pėr zgjedhjet parlamentare lidhėn kurorė koalicioni tė ri, pėr tė participuar nė kėtė nivel tė zgjedhjeve republikane.
Kryetarėt e subjekteve politike: Partia pėr Veprim Demokratik-Riza Halimi, Lėvizja e Progresit Demokratik-Jonuz Musliu, Unioni Demokratik Shqiptar-dr. Mejdi Zeqiri dhe Grupimi i Qytetarėve Partia Demokratike Shqiptare dhe Bashkimi Demokratik i Luginės, lidhėn koalicion tė ri pėr tė participuar nė zgjedhjet parlamentare tė 11 majit, tė kėtij viti.
Ky koalicion u arrit pas njė varg marrėveshjes e bisedimesh konkrete mes krerėve tė kėtyre subjekteve, tė cilėt marrėveshjen e firmosėn, dy ditė para se t'i skadoj mandati dorėzimit tė listės pėr deputetė tė mundshėm nė Parlamentin e Serbisė.
Pas nėnshkrimit tė marrėveshjes drejtuesit e kėtyre subjekteve politike dhe grupimit tė qytetarėve e vlerėsuan lartė njė akt tė tillė, i cili nuk do tė shėrbej vetėm sa pėr tė participuar nė zgjedhjet parlamentare, por edhe pėr tė vazhduar bashkėpunimin edhe nė aspektin kadrovik dhe financiar.
E veēanta e kėtij koalicioni nuk do tė qėndroj vetėm nė sigurimin e njė mandate nė parlament, por edhe pėr tė inicuar shumė ēėshtje me rėndėsi fundamentale nė bashkėqeverisjet lokale, themelimin e Kėshillit Nacional si dhe integrimin e shqiptarėve nė organet komunale dhe shtetėrore.
Vlen tė pėrmendet se ky koalicion i zgjeruar ėshtė arritur nė zgjedhjet e mėparshme parlamentare nė mes PVD-sė dhe BDL-sė. Burimet nga terreni flasin se numri i deklaratave pėr listėn e deputetėve nė nivel tė rajonit tė Luginės ka kaluar shifrėn mbi 9 mijė nėnshkrime. Kanė mbetur edhe pak ditė, por edhe pak nėnshkrime pėr tė dorėzuar listėn e deputetėve tė mundshėm Koalicioni i Shqiptarėve tė Luginės. (Revista Perspektiva & Bujanocisot)
Luginė e Preshevės, 22.04.2008
PĖRFAQĖSUESIT E AMBASADĖS HUNGAREZE VIZITUAN BUJANOCIN DHE PRESHEVĖN
Kėto ditė para zgjedhjeve tė 11 Majit Luginėn e Preshevės po e vizitojėn delegacione tė ndryshme tė ambasadave tė akreduituara nė Beograd. Sot e vizituan njė delegacion i ambasades Hungareze.
Delegacioni i kryesuar nga Peter Hetei sekretar i dytė i kėsaj ambasade dhe Tamash Bako shef i zyres pėr zhvillim ekonomik pranė ambasadės Hungareze nė Beograd, janė takuar me prefektin e komunės sė Buajnocit Nagip Arifin dhe me nėnkryetarin e komunės Jonuz Musliu.
Nė takimin nė Bujanoc ėshtė biseduar rreth situatės politike dhe tė sigurisė dhe pėr zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale qė do tė mbahen me 11 maj.
Ky delegacion sot kanė vizituar edhe komunen e Preshevės ku u takuan me kryetarin e Komunės sė Preshevės Ragmi Mustafa, kryetarin e PVD-sė Riza Halimi dhe kryetarin e Bashkimit Demokratik Skender Destani.
Luginė e Preshevės
KRYETARI I PRESHEVĖS U TAKUA ME AMBASADORIN E FRANCĖS I AKREDITUAR NĖ BEOGRAD
Nė kabinetin e kryetarit tė Komunės sė Preshevės ka qėndruar sot pėr njė vizitė Ambasadori i francės i akredituar nė Beograd. Nė takimin mes kryetarit tė Komunės sė Preshevės, Ragmi Mustafa dhe ambasadorit francez, Zhan Fransua Tural janė diskutuar tema tė ndryshme.
Sipas ambasadorit kjo vizitė ėshtė bėrė me qė ka 6 muaj qė nuk ka vizituar Luginėn e Preshevės por dhe ėshtė i interesuar pėr zhvillimet nė vendin tonė. Nė kėtė takim ėshtė biseduar edhe pėr zgjedhjet parlamentare ku mesazh i ambasadorit Francez ishte se populli i Luginės sė Preshevės duhet tė dijė se ku e ka interesin e vendit. Nėrkaq, kryetari i Komunės Ragmi Mustafa thekson se nė kėtė takim ėshtė biseduar pėr problemet nė pėrgjithėsi qė i preokupojnė popullatėn e Luginės sė Preshevės dhe pėr pėrgatitjet pėr zgjedhjet lokale dhe parlamentare tė 11 majit. (TV PRESHEVA)
Kosovė
PRISHTINA DO TĖ BĖHET ME NDĖRTESĖN MĖ TĖ GJATĖ (LARTĖ) NĖ BALLKAN
Personat qė pas disa vjetėsh do tė vijnė pėr herė tė parė nė Prishtinė, nė hyrjen nga aeroporti i Sllatinės do tė kenė ēfarė tė shohin. Ndėrtesa 42 katėshe, e cila do tė ndėrtohet nė lagjen Lakėrishte nė Prishtinė, do tė jetė mė e larta nė Ballkan e mė gjerė. Ndėrtesa, e cila pritet tė pėrfundohet pas 6 vjetėsh dhe do tė kushtojė rreth 400 milionė euro, do tė ketė qendėr tregtare, banesa luksoze, lokale afariste dhe zyra administrative. Investimin pėr ndėrtimin e kėsaj banese ėshtė duke e bėrė firma ENK- investitors Group Ndėrtimin e banesave me lartėsi tė madhe do ta bėjė edhe kompania Dukagjini. Plani Rregullues i lagjes Lakėrishte parasheh ndėrtimin e objekteve shumėkatėshe, afariste dhe banuese. Gjithashtu nuk ėshtė e kufizuar lartėsia e objekteve, nėse kompanitė ndėrtuese plotėsojnė kriteret e pėrcaktuara nga Drejtoria e Urbanizmit e Komunės sė Prishtinės, kanė thėnė zyrtarėt e Komunės sė Prishtinės.
Disa informata pėr Bujanocisot.com
KUSH JEMI NE ?
BujanociSot.com ėshtė uebfaqe e re shqiptare, e cila qellim kryesor ka krijimin e njė ure lidhėse informative tė Luginės sė Preshevės me diasporėn dhe tė gjithė botėn shqiptare. Gjithashtu do mundohemi ti pėrcjellim tė gjitha ngjarjet kryesore qė ndodhin nė hapėsirat tjera shqiptare dhe ti pasqyrojm ato nė opinion. Jemi tė hapur dhe pėr bashkėpunim me tė gjithė qytetarėt dhe tė gjitha mediat shqipėtare tė shkruara dhe elektronike e nė veqanti me ato nga Lugina e Preshevės. Pėr fillim kemi krijuar disa rubrika tė cilat mendojmė se janė tė nevojshme pėr vizitorėt e faqes tonė. Nė Bujanocisot.com mund tė gjeni mė shumė se kaq, sepse gjithmonė do tė kemi ndryshime pozitive dhe risi ...